Në një kohë kur opozita joparlamentare do të jetë në protestën e 7 kombëtare të thirrur prej tyre, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama këtë pasdite në 18:00 çelën fushatën elektorale në Lezhë me kandidatin e këtij qarku, Pjerin Ndreu.

“Pjerin Ndreu është shumë kokëfortë, i shkon gjërave deri në fund. Kur erdhi tek unë i thashë provo të bëhesh deputet, nëse të zgjedhin kandido për kryetar bashkie. Ju vetë e propzouat si kandidatin e vetëm për Lezhën.

Shpresoj që era e detit të mos ja marrë kokën si ato balonat që ngre Luli para kryeministrisë. Unë do ta mbështes me çdo mundësi. Unë besoj të njerëzit e kësaj zone.

Unë kam parë një potencial të njerëzit e saj. Lezha ka një model zhvillimi dhe jam i bindur se nëse ne do ta shtyjmë më shumë zhvillim do ketë”, tha Rama.

“Ata mund të thyejnë vetëm kokën e tyre dhe ndonjë xham, por Shqipërisë nuk i bëjnë dot asgjë. Nuk kemi të drejtën të ndjekim ata. ne kemi për detyrë të ecim drejt dhe të shkojmë përpara. Kush mendon se mund të na tërheqë pas është shumë më keq.

A jemi ne më të mirët? Ky vend nuk ka parë më të mirë se ne. 30 vjet mjaftojnë që të kesh sy në ball dhe mend në kokë për të parë si ka qenë historia. Ne kemi ardhur këtu për të bërë një fushatë, këtu sheshi ishte i mbushur me makina dhe pluhur kurse Skëndërbeu rrethohej nga plehrat.

Ata kanë tërhqequr vendin mbrapa. Ne po lajmë borxhet e tyre. Sa herë shfaqen në ekran duhen larguar fëmijët nga televizori. Jo gjithmonë ja kemi dalë. Kujtojeni pak si ishte Tirana në kohën e tyre”, deklaroi Rama

“Zgjedhjet pa opozitën janë antidemokratike kur ajo pendohet të hyjë në zgjedhje. Imagjeinoni cfarë rrumaplle do bëhej ky vend nëse zgjedhjet do shtyheshin sa herë do një parti. Imagjino çfarë çorapi do bëhej nëse do i hapej rrugë një politike qorre.

Imagjino ne të vinin dhe të thonin na jepni votën se për 4 vite do bëjmë kështu. Kjo nuk varet më nga ne, por sa mandate djegin ata që ikin rrugëve. ngaqë nuk fitojnë dot, thonë s’ka rëndësi kë do populli, por të ikni ju dhe të vijmë ne. Ku është parë kjo.

Kjo nuk është parë askund dhe nuk ka për t’u parë as këtu. Ata janë pak, ne jemi shumë, ata janë dembelë,dëgjojini dhe bëjini të mendojnë. Ata nxjerrin nga goja fjalë që nuk duhen përdorur.Janë të paaftë ndërsa ne nuk jemi të përsosur.Jemi njerëz si të gjithë.

Jemi punëtorë dhe jemi të përkushtuar. e keni parë filmin Beni ecën vetë kur Beni bërtet në pyll me zë të lartë. Ashtu janë dhe ata, të alarmuar nga reforma në drejtësi”, tha Rama.

“Duket si një betejë pa një kundërshtar, por është betejë mes të shkuarës dhe të ardhmes. Është një betejë për të shkuar përpara me ata që duan të na kthejnë mbrapshte, mes nesh që duam një vend demokratik mes nesh dhe atyre që duan pushtet për veten.

Ata kanë frikë nga zgjedhjet, kanë frikë të vijnë përpara popullit, nga ballafaqimi me ne ndaj dhe përbetohen rrugëve se do na imponojnë një përplasje antidemokratike të dënueshme nga ligjet e këtij vendi.

Ata që vendosën të ikin nga zgjedhjet nuk kanë në dorë asgjë tjetër veç ikjes në drejtim të paditur. Drejtimi ynë dhe i vendit dihen”, tha Rama

Pjerin Ndreu foli për qytetarëve të Lezhës teksa u prezantia si kandidat i PS për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ju falenderoj për gjithçka kemi bërë bashkë në këto dy vite. Lezha është qyteti më i bukur, por i mungon një gjë, i mungojnë njerëzit për ta nxjerrë nga atje ku ka rënë sot.

Kurrë më parë Lezha nuk ka patur pushtet lokal më të dobët se sot, që keqpërdor fondet, kurrë nuk ka pasur kaq pak investime. Ndaj jemi këtu sot, të besëlidhemi për Lezhën. Fitorja jonë është e padikutueshme. Në 30 qershor do betohemi por jo për kishën e Laçit.

Ai është një vend ku pastrohet shpirti. Në 30 qershor ne do transformojmë Lezhën. Do matemi me Fierin dhe Tiranën. Kryegjumashi bëri një vrimë në ujë dhe me 30 qershor do ta bëjmë bashkë me ata që mbajnë peng Lezhën.

Lezha nuk ka nevojë jo vetëm për një kryetar bashkie por për mbështetjen e qeverisë që ju ia keni dhënë me investimet e bëra, me projektin e rrugës Milot-Balldrem.

Unë do jem kryetar për të gjithë edhe për ata të PD dhe LSI. Unë isha polic kur njoha një mik me të cilin nisa këtë rrugë. Ai është Edi Rama. Dikur në një drekë kur ishte kryetar bashkie, i thashë do drejtosh vendin. Dhe ajo ndodhi.

Artikulli paraprakRAMA PËR OPOZITËN: JANË SI “BENI ECËN VETË”, BËRTASIN PËR TË TREMBUR FRIKËN E TYRE
Artikulli tjetërTOLLUMBACE ‘RAMA IK’ DHE YJET E BE-SË NË PROTESTËN E OPOZITËS