Ndryshe nga radhët e tjera, Partia Demokratika ka zgjedhur si mënyrë të veçantë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, disa tollumbace të bardha.

Në to shkruhet “Rama Ik”. Tollumbacet janë lëshuar në qiell, ndërsa në tarracën e kryeministrisë qëndrojnë forcat speciale të policisë për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës jokuvendore.

Ndërkohë, podiumi ku do të mbajë fjalën kryetari i PD-së Lulzim Basha para kryeministrisë, është i rrethuar me yje të verdhë, simbolin e flamurit të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së kanë vendosur në krah shirita të bardhë në shenjë “paqeje” për të mos lejuar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Ata vendosen si mburojë para kordonit të policisë.

Artikulli paraprakRAMA NIS FUSHATËN PËR PJERIN NDREUN: DO T’I JAPIM HOV TË RI LEZHËS
Artikulli tjetërBASHA: KY ËSHTË BASHKIMI I SHQIPTARËVE TË VJEDHUR E TË MASHTRUAR NGA NJË BANDË KRIMINALE