
Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar pamjet nga takimi i djeshëm mbi atë që ai e ka cilësuar si “Prania Besnike”, thotë se tashmë kanë nisur diskutimet mbi buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove.
Rama thekson se Buxheti i vitit 2027 pritet të arrijë një nivel rekord prej 10 miliardë eurosh, ndërsa synimi, sipas tij, është rishpërndarja e më shumë të ardhurave që vijnë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon me takimet e “Pranisë Besnike”, ndërkohë që po diskutojmë Buxhetin 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Edi Rama.


