
I hapur në muajin maj të këtij viti, Muzeu Arkeologjik pranë Kalasë Mesjetare të Lezhës po tërheq gjithnjë e më shumë turistë. Deri në këtë periudhë, rreth 1700 persona kanë vizituar ambientet e tij, pjesa më e madhe të huaj.Ata shfaqin interes për objektet e ekspozuara dhe për të mësuar më shumë mbi të kaluarën e qytetit dhe zhvillimin e tij ndër shekuj thote ciceroni i muzeut Fatjon Vathaj.
Muzeu arkeologjik i Lezhes është financuar nga Bashkimi Evropian përmes projektit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë dhe është i dyti i këtij lloji në qytet, pas atij Etnografik.Në ambjentet e tij janë vendosur gjetje arkeologjike të zbuluara ndër vite në territorin e Lezhës. Objektet e ekspozuara i përkasin periudhave të ndryshme dhe pasqyrojnë rëndësinë që kjo zonë ka pasur ndër shekuj, ndersa muzeu tashmë është bërë pjesë e itinerarit të turistëve që vizitojnë qytetin dhe monumentet e tij historike.
https://youtu.be/VpZxowosh_U


