Kryeministri Edi Rama thekson se nuk do të bëjnë kallëzim për Sali Berishën kur ka një akuzë të rëndë ndaj tij dhe kjo duhet të ishte puna e parë e drejtësisë sapo u shpall “non grata” nga SHBA.

“Pse duhet të bëjmë ne kallëzim? Nuk ka kuptim të bëjmë kallëzim për non gratën. Ajo është gjëja e parë. Ka dalë një akuzë që është më e rëndë se akuza e çdo gjykate nga SHBA. Ndërkohë është bërë vorbull e madhe diskutimesh. Jeni në vete apo jo? Ta marrim ta hetojmë, është apo jo?

Nuk kam ndërmend të flas për këtë çështje, por çfarë kallëzimi kërkoni nga ne? Njësia antikorrupsion bën kallëzimin e vet. Nuk mund të bëjmë ne kallëzim për kundërshtarët. Kur nuk ka drejtësi, do i bësh por sot që ke sistem të ri drejtësie, çfarë kallëzimi do bësh? Nuk është puna jonë”, tha Rama.

Artikulli paraprakSHENDETI – BIMET MREKULLIBERESE LULE MURRIZI DHE HITHRA
Artikulli tjetërRAMA PARALAJMËRON: SHUMË SHPEJT DO TË KALLËZOJMË KRYEBASHKIAKË SOCIALISTË, TURPËRUAN PS-NË