Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Konferencën e Parë Kombëtare të Antikorrupsionit, ka folur në lidhje me shërbimet të cilat kanë kaluar online dhe lehtësirat që kjo sjell për qytetarët.

Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat, kur tha se ndër shërbimet që personi duhet të paraqitet personalisht për ta marrë, është martesa, ku personi duhet të paraqitet së bashku me bashkëvuajtësen dhe dëshmitarët.

“Për të ardhur tek kalimi i të gjitha shërbimeve në xhepin e çdo qytetari ku gjendet smartphoni i tij, apo në kompjuterin më të afërt. Çdo shërbim përveçse kur do të martohesh që s’mund ta bësh online se duhet të paraqitesh me bashkëvuajtësin dhe dy dëshmitarët e bashkëvuajtjes, të gjitha shërbimet e tjera janë online dhe në kohë reale. Të gjitha transaksionet e biznesit, si fiiksalizimi janë online”, është shprehur kryeministri.

Artikulli paraprakANTIKORRUPSIONI, RAMA: SI E LUFTUAM KORRUPSIONIN NË ARSIM, SHËNDETËSI E POLICI
Artikulli tjetër“DUHET TË THEMI MJAFT MË ME KORRUPSIONIN!”, FLET AMBASADORJA YURI KIM