Në prag të samitit në Bruksel, kryeministri Edi Rama shprehet pesimist se do të ketë dritë jeshile nga Bullgaria për të hequr veton nga Maqedonia e Veriut por që mban peng dhe Shqipërinë.

Rama kritikon dhe vendet e BE-së pse nuk reagojnë lidhur me atë që kryeministri thotë “është pengmarrje e dy vendeve të NATO-s nga një vend i NATO-s”

Edi Rama: Përkundër optimizmit të ngutur të disave, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por nëse do të zgjidhet do të jetë motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufteje të nxehtë dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që rrinë e shohin si “yjet që rrijnë e vështrojnë”

Artikulli paraprakPSE KALININGRAD ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR RUSINË DHE PSE MUND TA ÇOJË ATË NË KONFLIKT ME NATO-N?
Artikulli tjetërAKSIDENTI ME VDEKJE NË AKSIN SHKODËR-KOPLIK, POLICIA IDENTIFIKON VIKTIMËN