Rruga e Arbërit një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore, por merr formë dita ditës.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një video që tregon pamje nga ndërtimi i rrugës, ndërsa shkruan se po merr formë një tjetër urë pjesë në ndërtim përgjatë kësaj vepre të shumëpritur nga dibranët.

“Me urën tjetër që po merr formë në rrugën Arbërit dhe me pjesë në ndërtim përgjatë kësaj vepre të shumëpritur nga dibranët, po të vyer për krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më herët Rama ka thënë se Rruga e Arbërit se do të përfundojë në verën e vitit 2021.

Mirëpo nga ana tjetër PD është shprehur se Rruga duhet të kishte mbaruar në mandatin e parë të Edi Ramës.

Artikulli paraprakTEMPERATURAT ULEN NË MËNGJES POR RRITEN NË MESDITË, SI DO JETË MOTI PËR SOT
Artikulli tjetërGJYKATA KUSHTETUESE VENDOS! KOSOVA NË ZGJEDHJE BRENDA 40 DITËSH