Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar një fluks prej 300 mijë pasagjerësh vetëm në 10 ditët e para të muajit nëntor.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ndërsa ka njoftuar edhe vijimin e punimeve për zgjerimin e aeroportit.

Sipas Ramës, punimet po zhvillohen gjatë orëve të natës, me qëllim rritjen e kapaciteteve për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve.

“Mirëmëngjes dhe me shifrat rekord të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks edhe më të madh udhëtarësh, vijojnë gjatë natës dhe pritet të përfundojnë më 27 nëntor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRESHJE SHIU DHE KUSHTE ATMOSFERIKE TË PAQËNDRUESHME, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË PREMTE
Artikulli tjetërSHQIPTARËT MË TË SHQETËSUARIT PËR KOSTOT E JETESËS NË RAJON NË VITIN 2026