Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me një postim në “Twitter” për çështjen e propozimit nga opozita të një rezolute që dënon gjenocidin në Srebrenicë.

Rama shkruan se parlamenti nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë, por ka refuzuar të fusë në procedurë një dokument të ardhur nga “Katrani”, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai thekson se do të refuzojë çdo letër prej tij.

“Edhe një fakt për t’u nënvizuar: Parlamenti sot nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në procedurën trejavore parlamentare një dokument të ardhur nga Katrani, siç do të bëjë me çdo letër që do të ketë bojën e tij!”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakZËRI I AMERIKËS: RRETHANAT QË PO SHTYJNË FINLANDËN DHE SUEDINË DREJT ANËTARËSIMIT NË NATO
Artikulli tjetërRAMA I KËRKOI SPAK TË HETOJË BERISHËN DHE METËN, REAGON AMBASADORJA E SHBA: AJO QË DUAM NE NUK ËSHTË…