Burime nga kryesia e PS bëjnë me dije se kreu i qeverisë është shprehur se vendimi i presidentit ishte i pritshëm.

“Vendimi i presidentit ishte i pritshëm! Ne jemi Republikë Parlamentare, jo Presidenciale. Ndaj asgjë s’na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të presidentit.

E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e presidentit. Duhet të fokusohemi tek 30 qershori. Jemi në mes të lojës. Pas debatit çështja diskutohet ne KQZ e me pas do kalojë në Kolegj Zgjedhor. Fokusi jonë është 30 qershori”, tha Rama.

Artikulli paraprakSPIROPALI: PS NIS PROCEDURAT PËR SHKARKIMIN E METËS…Ç’DEKRETIMI AKT BRUTAL
Artikulli tjetërVERA ALARMON FRONTEX NGA FLUKSET MIGRATORE, I NEVOJITEN EDHE 5000 POLICË PËR KUFIJTË