Kryeministri Edi Rama, në konferencën me Përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri foli për largimet e Shqiptarëve. Rama tha se nuk ka një çelës magjik për të frenuar largimet. Kreu i qeverisë tha se në Verona, ku ishte një ditë më parë për panarin e verës, rajoni më i pasur i Italisë vuante nga largimet e mjekëve.

“Ishim në Verona për panarin e verës, rajoni më i pasur i Italisë, e gjitha 5 mln banorë dhe ka 600 mijë ndërmarre. Kemi pasur një darkë pune me guvernatorin, shqetësimi kryesor ishte largimi i mjekëve, largimi i specialistëve të nivelit më të lartë. Pse ikin nga rajoni më i pasur i Italisë. Se ka korrupsion, krim, s’ka shërbime, ikin se kjo është koha që jetojmë, ku të gjitha produktet e globalizmit që vijnë nga qendrat me të pasura arrijnë deri në fshatin më të largët të pazhvilluar dhe e ngrenë peshë atë 20 vjeçarin që është aty dhe i thonë hajde.

Njerëzit shkojnë sepse kjo kohë që jetojmë e bën të mundur që aspiratat më të larta të ndiqen duke shkuar në vendin ku janë të ardhurat më të larta. S’ka çelës magjik, forcë që të përmbysë këto lloj trendësh. Duhet hap pas hapi të bëjmë progres dhe kjo rritje pagash do ndihmojë shumë por s’do ta frenojë globalizmin dhe s’do frenojë trendet historike të kohës. Flitet për të ikurit”, tha Rama.

Artikulli paraprakLËMOSHA 5 MIJË LEKËSHE PËR PENSIONISTËT, META: TENTATIVË E RAMËS PËR TË BLERË VOTA PËR ZGJEDHJET!
Artikulli tjetër“PËRTEJ POLITIKËS”/ BERISHA TREGON TË PATHËNAT NGA FËMIJËRIA NË PODCAST-IN E TIJ