Kryeministri Edi Rama është takuar me Komisionerin Johannes Hahn, në Bruksel.

“Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë.”

Artikulli paraprakGRUPIT NEGOCIATOR ME GREQINË I SHTOHET DHE KSENOFON KRISAFI
Artikulli tjetërPËRKEQËSOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE, MBI 4000 HA TOKE NËN UJË