Listës së grupit negociator me Greqinë për cështjen e kufirit detar i shtohet edhe një emër i ri, ai është eksperti i së drejtës ndërkombëtare Ksenofon Krisafi. Lajmi konfirmohet nga Presidenca. “Është shtuar vetëm emri i Ksenofon Krisafit, ka qenë një propozim i Ministrisë së Jashtme” thanë burimet pranë Presidencës.

Krisafi ka qenë ish- drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta i dha autorizimin Bushatit për negociatat me Greqinë për zgjidhjen e kufirit detar mes dy vendeve. Ky vendim i kreut të shtetit bën që ministri Bushati të ketë tashmë dritën jeshile për të lëshuar plotfuqishmërinë dhe nisjen e bisedimeve me Athinën Zyrtare.

Autorizimi i Metës erdhi pas takimit me kryeministrin Edi Rama dy javë më parë dhe tre letrave të shkëmbyera me kryediplomatin Bushati, për termat e marrëveshjes së Detit si dhe për ekipin e negociatorëve në tryezë përballë grekëve.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 që rrëzoi Paktin Detar Berisha-Karamanlis dhe garantimin e sovranitetit territorial.

13 negociatorët e Shqipërisë
Armand Skapi -Ministria e Jashtme
Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare
Artur Mecollari – Kapiten i parë i Forcave Detare
Arsen Mullai – Drejtor i Përgjithshëm i AKBN
Viktor Doda – Drejtor i Përgjithshëm i shërbimit gjeologjik shqiptar
Aida Hajna-Zv/drejtoresha e Policisë
Ardjan Bylyku-Drejtori i AKBN
Qirjako Qirko-Ambasador i Shqipërisë në Londër
Elira Kokona- Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë
Ferdi Hysaj-Instituti i Gjeografisë
Luan Bërzhita-Instituti i Arkeologjisë
Lorenc Çela-Drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës
Ksenofon Krisafi- Ekspert i së drejtës ndërkombëtare

Artikulli paraprakARRESTOHET ISH-PRESIDENTI FRANCEZ NIKOLAS SARKOZY
Artikulli tjetërRAMA TAKON HAHN:VETTING-U KËTË JAVË NË FAZËN VENDIMTARE TË ZBATIMIT