Një ditë pasi kryeministri Edi Rama vendosi të jetë koordinator politik për veriun e Shqipërisë, ai mblodhi në selinë e PS-së drejtuesit e katër qarqeve të veriut Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër dhe kryebashkiakët e rinj.

Në takim porositë e kryeministrit kanë qenë të qarta. Burimet bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar që vëmendja kryesore të jetë te konstituimi i këshillave të qarqeve.
Ai ka porositur gjithashtu kryetarët e rinj të bashkive që të bëjnë kujdes me emërimet dhe shkarkimet.

“Asnjë shkarkim i pajustifikuar, çdo lëvizje të motivohet me arsye konkrete. Nuk do të hiqet asnjë nga puna në bashkitë e djathta, vetëm postet politike. Asnjë grua dhe vajzë të mos lëvizet.”

Ndërkohë Taulant Balla që është përgjegjës për Tiranën, Elbasanin, Durrësin e Korçën do të ketë një takim në orën 17:00 me drejtuesit politik dhe krybashkiakët e rinj në këto zona.

Artikulli paraprakPS-JA KËRKON SHKARKIMIN NGA BSH, REAGON MALAJ: BALLA MË ÇOI KËRCËNIME, PRISNI SE DO TË FLAS ME EMRA
Artikulli tjetërBLEJNË DETERGJENTË NË SUPERMARKET, BRENDA KUTIVE ZBULOJNË KOKAINË