“Një epilog krejt i pavend që kompromenton gjithçka të mirë që u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë” Ky është reagimi i kryeministrit Rama për raportin e ministrave teknikë të emëruar nga PD dhe që u bë publik një ditë më parë Përmes një postimi në facebook, Rama e quajti raportin, “dokument i njëanshëm dhe politik” Rama e mbyll duke i uruar shëndet, e suksese të mëtejshme ministrave teknikë të cilëve i shprehu mirëkuptimin e tij të plotë, “qofte per disa gafa te bujshme e krejt te panevojshme pas zgjedhjeve ne sektorin e arsimit, qofte per mbytjen ne fund fare ne lugen e ujit te politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njeanshem, joteknik e joprofesional i Task Forces.

Reagimi i Rames

Duke i falenderuar ministrat teknike te Partise Demokratike per kontributin e dhene dhe posacerisht zevendeskryeministren per rolin konstruktiv e per nivelin profesional ne drejtimin e Task Forces per zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen per permbylljen e kesaj eksperience pozitive me te ashtquajturin Material permbledhes per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo perdorimit te burimeve njerezore, financiare dhe logjistike te administrates shteterore, gjate procesit zgjedhor per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise per vitin 2017.

Raporti ne fjale fatkeqesisht kompromenton si nje epilog krejt i pavend, gjithcka te mire u ndertua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere. Ky raport eshte nje dokument politik, krejt i njeanshem dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zevendeskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces ne fjale. Sidoqofte, kryeministri i falenderon ministrat teknike per gjithcka te mire bene apo u perpoqen te benin gjate mandatit te tyre te posaçem.

Duke u shprehur mirekuptimin e tij te plote, qofte per disa gafa te bujshme e krejt te panevojshme pas zgjedhjeve ne sektorin e arsimit, qofte per mbytjen ne fund fare ne lugen e ujit te politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njeanshem, joteknik e joprofesional i Task Forces, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zoterinjve te dorehequr shendet e suksese te metejshme ne jete!

Artikulli paraprakTERRORI NË SPANJË, KY ËSHTË SHOFERI I FURGONIT QË SHKAKTOI 13 TË VDEKUR
Artikulli tjetërZJARR MASIV NË PARKUN KOMBËTAR TË THETHIT