Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë Krujë, ku një i mitur është përdhunuar. Mesohet se është dhunuar seksualisht një 6-vjeçar nga komshiu i tij.

Policia raporton se është arrestuar autori i kësaj ngjarjeje kriminale, shtetasi D. T., 34 vjeç, banues në Kodër Thumanë. Nga ana e saj, policia vijon hetimet për rastin e rëndë, ndërsa bën me dije se pritet ekspertiza mjekoligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky rast pedofilie ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa burime nga policia theksuar se 34-vjeçari është me probleme mendore.

Artikulli paraprakMË SHUMË SE 50 PLAÇKITJE, ARRESTOHET BOSI SHQIPTAR I BANDËS KRIMINALE
Artikulli tjetërVRITEN 10 GAZETARË NGA 2 SULME TERRORISTE