Kryetari i PD-së Basha tha se 1997 nuk do të behet kurrë në Shqipëri dhe shtoi se të hënën e në vijim nuk ka për të pasur dhunë por qëndresë paqësore. “1997 për prapanicën tënde nuk do të bëhet kurrë në Shqipëri.

Nuk ka për të pasur dhunë por qëndresë paqësore demokratike ditën e hënë dhe çdo ditë në vijim derisa populli i bashkuar të sigurojë votë të lirë” Basha i përsërit thirrjen ambasadorit amerikan: Hiqi vizën Ramës Kryetari i PD-së Lulzim Basha përsëriti thirrjen drejtuar ambasadorit amerikan Donald Lu për t’i hequr vizën amerikane kryeministrit Edi Rama. “Është koha ti përsëris ambasadorit amerikan. Hiqi vizën amerikane kryeministrit Rama sepse është faktuar si shkelës përmes donacionit ilegal në fushatën e presidentit” Basha tha se nuk do të pranonte asnjë pazar për zgjedhjen e presidentit i cili i takon popullit.

Artikulli paraprakRAMA: TË MOS PËRSËRITET ’97. MOS BINI PRE E KËRKESËS PËR BLLOKIMIN E RRUGËVE
Artikulli tjetërRESTORANT “SPAGHETI & FISH COLOSSEO”, TIRANË