Real Madrid dhe Wolfsburg janë çerekfinalitët e parë të Champions Legue.

Real nuk befasoi duke fituar 2 – 0 edhe ndeshjen e kthimit me të njëjtin rezultat si në Romë. Skuadra Spalletti edhe pse pati disa mundësi shënimi, nuk mundi të realizonte, pasi gabuan para portës. Golat e madrilenëve u realizuan nga Cristiano Ronaldo dhe James Rodriguez në mesin e pjesës së dytë. Ronaldo tani është në kuotën e 90 golave në Champions. Wolfsburg arriti historinë duke prekur çerekfinalet e këtij turneu. Skuadra gjermane fitoi edhe në fushën e tij me rezultatin 1 – 0 me Gent. Takimi i parë në Belgjikë përfundoi 3 – 2 por për gjermanët. Kundërshtarët do të njihen në shortin e 18 marsit.

Artikulli paraprakIrani lëshon dy raketa mbi të cilat shkruhen mesazhe në gjuhën hebre
Artikulli tjetërIMPENJIMI I GRAVE PËR NJË PARTNERITET TË QËNDRUESHËM NË PERSPEKTIVËN E ZHVILLIMIT TË STRATEGJISË EUISAR