Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Në një postim në Facebook, OSBE thotë se “Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor,

është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre”.

OSBE thotë se nxit Komisionin të përmirësojë legjislacionin sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të bëra pas zgjedhjeve të viteve 2013, 2015 dhe 2017,

si dhe e sigurojmë Komisionin për gatishmërinë tonë për të mbështetur me ndihmë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET GRUPI I TRAFIKANTËVE, NË PRANGA 6 PERSONA, MES TYRE 2 SHQIPTARË
Artikulli tjetërKRYESIA E PD VENDOS: ÇDO TË ENJTE DO TË BLLOKOHEN RRUGËT NË TË GJITHË SHQIPËRINË