Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme kryesinë dhe kryetarët e degëve ku u vendos se çdo të enjte do të bllokohen rrugët kryesore në të gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu, do të bllokohen rrugët hyrëse edhe në qytetet ku Rama do të zhvillojë turin e tij në kuadër të “Bashkia që duam”.

Bllokimi i rrugëve nisi ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, për të vijuar ditën e nesërme në qytetin e Elbasanit.

Po të njëjta burime, sqarojnë se Basha u ka kërkuar krerëve të degëve angazhim maksimal, për të mundësuar një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e katërt kombëtare të opozitës së bashkuar, e planifikuar të mbahet më 11 maj.

“Çdo të enjte do të ketë bllokim rrugësh. Sa më shumë pjesëmarrje në protestë. Të shkohet në çdo derë për të përscjellë mesazhin. Angazhim maksimal”, mësohet të ketë thënë Basha.

Ndërkohë, një ditë më parë u bllokuan përreth një orë pesë akset kryesore në vend. Në Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja; Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë- përballë shtëpisë së pushimit; Fier, rrethrrotullimi Sheq; Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh; Milot, karburanti në autostradë.

I njëjti skenar mendohet të vihet në zbatim çdo të enjte.

Artikulli paraprakREFORMA ZGJEDHORE, OSBE: KOMISIONI TË PËRMIRËSOJË LEGJISLACIONIN SIPAS REKOMANDIMEVE
Artikulli tjetërARRESTOHET AUTORI I GJASHTË PËR GRABITJEN NË RINAS,’DAJA’NGA KOSOVA