Një ditë pas vizites së kryeministrave të Italisë dhe Shqipërisë Giorgia Meloni dhe Edi Rama e delegacioneve përkatese, në qendrat pritëse të emigranteve mbizoteron qetesia.Qendra pritëse brenda portit të Shëngjinit ka përfunduar dhe objekti është marrë nën administrim nga pala Italiane.Prej ditës së hënë aty janë vendosur karabinieret, të cilët do të qëndrojnë gjatë gjithë kohës për garantimin e sigurisë së refugjateve, grupi i parë i të cileve pritet të vinë brenda muajit gusht.Sic shihet dhe nga pamjet qendra pritëse është e rrethuar me kangjella metalike kater metra të larta dhe brenda tij janë vendosur të gjitha elementet e sigurisë, ashtu si të një burgu.Ndërsa në Gjader punimet për ngritjen e këmpave të refugjateve kanë vijuar edhe këtë të enjte.

Punëtor dhe mjete ndodhen në terren dhe struktura ka nisur të ngrihet, për të qenë gati brenda muajit gusht ashtu siç premtoi një ditë më parë dhe kryeministria e Italisë Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj në Gjader dhe Shëngjin.Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive, porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini ku refugjatet do të qëndrojnë në karantinë për 48 orë dhe ata që i plotësojnë kriteret do të dërgohen me autobuz drejt kampeve të Gjadrit, deri në shqyrtimin e proçedurave për azil.Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

Artikulli paraprakPROTESTA JASHTË KUVENDIT, KLEVIS BALLIU DHE MILITANTËT E BERISHËS PËRPLASJE TË DHUNSHME ME POLICINË
Artikulli tjetër“HOSPITAL ONE”, FORMOHET REPARTI I KIRURGJISË PLASTIKE