eputetët e opozitës kanë refuzuar drejtimin e seancës së parë parlamentare.

Pas ish kryeministrit Sali Berisha edhe Halim Kosova ka refuzuar të drejtojë seancën e parë parlamentare të legjislaturës së re. Kështu që pritet të jetë Besnik Baraj i cili do të hapë seancën e orës 10:00 të 9 shtatorit dhe më pas caktohen 3 deputetët më të rinj të kuvendit si sekretarë të tij deri në ngritjen e Byrosë.

Në këtë sesion të ri parlamentar, Partia Socialiste ka 74 mandate dhe drejton e vetme qeverinë. Partia Demokratike është forca e dytë politike, por e para në opozitë, në këtë sesion parlamentar ka 43 mandate, LSI në opozitë gjithashtu ka 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.

Artikulli paraprakRAMA MBYLL TAKIMIN ME KABINETIN E RI NË VELIPOJË, NISET DREJT TIRANËS
Artikulli tjetërKOSOVË, THIRREN SEANCËN POR NUK U PARAQITEN, SHTYHET VOTIMI I KREUT TË KUVENDIT