Realizimi i filmave shqiptar nga kineastët po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Regjisori i njohur Mevlan Shanaj thotë se kjo nuk vjen nga mangësitë e kineastëve shqiptar por nga mungesa e një menaxhimi dhe financave tejet minimale për realizimin e filmave.

Në vitet ’90 kineastët mbijetuan thotë regjisori Shanaj ndërsa sot pas 30 vitesh vështirësitë janë ende të mëdha për të bërë një film sepse mungon mbështetja e duhur financiare.

Regjisori Shanaj duke folur edhe për artistët dhe teatrin “Migjeni” në Shkodër ruan kujtime të bukura dhe një pjesë të mirë i ka njohur edhe personalisht ndërsa kërkon që të gjenden mundësitë që Shkodra të vijojë të jetë një pikë e rëndësishme e artit dhe kulturës shqiptare.

Mevlan Shanaj ishte në Shkodër teksa mori pjesë në edicionin e 10-të të festivalit të animuar “AniFest Rozafa 2019” duke dhënë kontributin e tij.

Artikulli paraprakSHKODËR, TREGU I BAGËTIVE PO I PLOTËSON KUSHTET
Artikulli tjetërNDESHJA DERBI NË KATEGORINË E DYTË, VLLAZNIA B – ADA 3-2