Në tregun e bagëtive në Stom Golem të Shkodrës janë shtuar kontrollet nga shërbimi veterinar.

Kjo për të parandaluar tregtimin e kafshëve me sëmundje të cilat rrezikojnë jetën e njerëzve.Por një gjë e cila po shqetëson si pronarët e këtij tregu ashtu edhe veterinerët është menyre se si tregëtohen këto bagëti, të lidhura nga këmbët e duke u lënë të shtrira në tokë.

Ndaj këtë javë fermerët janë paralajmëruar, ndërsa të dielën e ardhshme që është dita e tregut tregëtarët do të penalizohen me gjoba deri në sekuestrimin e gjësë së gjallë, në rast se nuk plotësojnë kushtet.

Ndërkohë për administratorët e këtij objekti Drejtoria e Bujqëisisë ka lënë disa detyra për plotësimin e kushteve. Edhe ashtu ka ndodhur pasi në të është investuar në sistemin e ujit, vendosjen e vaskave për bagëtitë dhe pjesë të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e punës.

Administratorët e këtij tregu thonë se janë drejt përmbushjes të të gjitha detyrave e lëna nga institucionet përkatëse për përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.

Ndërkohë shumë shpejt bëhet e ditur se ky treg do të transformohet me qëllim përmirësimin e kushteve dhe garantimin e shërbimit dhe cilësisë tek konsumatorët

Artikulli paraprak“ARBEN BROCI”, 40% E NXËNËSVE ARRIJNË TË VETPUNËSOHEN
Artikulli tjetërREGJISORI SHANAJ: FINANCA MINIMALE PËR FILMAT SHQIPTAR