Pas Aleancës për Shqipërinë Europiane, ASE, me 21 parti, në koalicion me Partinë Socialiste, regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,

koalicioni i dytë për në garën elektorale të 30 qershorit 2019. Koalicioni “Shpresa për ndryshim”, dhe në përbërje të tij ka 7 parti, mes të cilave Balli Kombëtar, dhe Aleanca Kuq e Zi.

Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, aktualisht është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, një nga aleatët që ‘tradhtoi’ Lulzim Bashën, dhe pranoi mandatin e deputetit pas djegies në bllok që bëri opozita, tashmë jo kuvendore.

Ky koalicion në përbërje ka 7 parti.
1-Partia Aleanca Kuq e Zi;
2-Partia Bashkimi Liberal Demokrat;
3-Partia Demokracia e Re Europiane;
4-Partia Aleanca Popullore;
5-Partia Balli Kombëtar;
6-Partia e Emigracionit Shqiptar;
7-Partia Ora e Shqipërisë.

Artikulli paraprakKUNDËRSHTUAN ME DHUNË POLICINË, ARRESTOHEN 3 PERSONA
Artikulli tjetërDY KANDIDATË NGA LISTAT E PD PRANOJNË MANDATIN E DEPUTETIT