
NË KËSHILLIN E KOMUNËS BUSHAT, SHEFI I STACIONIT TË POLICISË KËRKON NDIHMË NGA KËSHILLTARËT.
Ruajtja e rendit dhe sigurisë në territorin e Komunës së Bushatit, ka detyruar policinë e shtetit qe të kërkojë edhe bashkëpunimin nga këshilltarët e komunës. Sipas drejtuesve të policisë në këtë zonë, gjithcka duhet të jetë e koordinuar në mënyrë që shumë prej konflikte të marrin zgjidhje e në mënyrë të veçante konfliktet e pronës mes banorëve të cilët kërkojnë edhe ndërmjetësimin e këshilltarëve të komunës Në komunën ë Bushatit, shtrihen 14 fshatra në të cilat mbulohen nga një numër I vogël I efektivëve të policisë, por gjithsesi bashkëpunimi I ngushtë me komunitetin por edhe drejtues të Komunës ka bërë që kjo zonë të jetë nga më të qetat në Qarkun e Shkodrës.