Nëse në takimin më drejtorin e policisë së Shkodrës Gjovalin Loka, u arrit nje marreveshje e ngushtë bashkëpunimi mes Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila dhe tij personalisht, duket se një marrëveshje e tillë nuk shpërfillet nga komisariati në Vau Dejes.

Rendi dhe siguria, në këtë bashki ka qënë në focus të mbledhjes së këshillit të Bashkisë Vau Dejës, ku administratorët dhe këshilltarët kanë ngritur pretendime të shumta sa I takon angazhimit te efektiveve te policise dhe drejtuesve të këtij komisiariti. Kryetari Bashkisë Vau Dejës, gjatë fjalës së tij para këshilltarëve eshte shprehur se ka shprehur haptaz bashkëpunimin me drejtorin Loka, për zgjidhjen e të gjithë problematikave. Kane qene vete keshilltarët ato të cilët janë shprehur të shqetesuar ne lidhje me kete situatë të krijuar.Efektive të policisë të veshur me pushtet ndaj banoreve te thjeshte, kjo eshte ajo e cfare po ndodh në Bashkinë Vau Dejës, një këmbanë alarmi, për policinë e shtetit ndaj një zone me mbi 50 mijë banorë .

Artikulli paraprakZGJEDHJET, NDRYSHON DATA E PROVIMIT TË MATURËS
Artikulli tjetër“GJYSMA E QEVERISË RA, ME 25 BIE E TËRA”