2400 maturantë në rrethin e Shkodrës, por dhe mijëra të tjerë në të gjithë vendin do t’a zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje në datën 23 të muajit të ardhshëm.

Shtyrja e datës së zgjedhjeve parlamentare nga 18 në 25 qershor ka ndryshuar me një ditë datën e provimit, por jo procedurat me të cilat do të veprohet. Njëkohësisht me udhëzimin për ndryshimin e datës së provimit me zgjedhje, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka firmosur një udhëzim të dytë për procesin e pranimeve në universitet, i cili nis me aplikimet nga data 20 deri më 29 Korrik. Ndërkohë, regjistrimi në universitet do të kalojë përmes 2 raundeve që do të mbahen gjatë muajit shtator.

Artikulli paraprakKONFEDERATA E TURQISË VIZITË NË SHKODËR
Artikulli tjetërRENDI DHE SIGURIA, PROBLEME NË VAU DEJËS