Një mjet i ri zjarrfikës për përballimin e situatave nga zjarret dhe emergjencat i është dhuruar bashkisë Shkodër për repartin zjarrfikës nga shoqata “Vuur and Vlam” nga Belgjika. Me një kapacitet prej 25 tonësh, mjeti në fjalë është i pajisur me të gjitha pajisjet logjistike të nevojshme për efektivët në raste ndërhyrjesh të vështira. Kryebashkiaku Bardh Spahia falenderoi drejtuesin e shoqatës, z. Jens Wande Valle për këtë donacion që do të pasohet nga të tjera bashkëpunime.

Shkodra si një bashki me raste të shumta zjarresh tashmë ka një mjet të ri që do të ndihmojë në përballimin e këtyre situatave. Mjeti i ri i ardhur nga Belgjika së bashku me pajisjet logjitike për stafin e repartit zjarrfikës u testuan nga efektivët e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakNDALOHET PESHKIMI NË LIQENIN E SHKODRËS DERI NË 30 PRILL
Artikulli tjetërKURBIN, ARRESTOHET 30-VJEÇARI I DËNUAR NË ITALI