Si rezultat i koordinimit me Interpol Tiranën, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udine”.Si rezultat i këtij operacioni, u kap në Laç dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi Ermal Zeneli alias Xhemal Karaj, 30 vjeç, banues në Kurbin.

Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 9 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale: “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura” dhe “Kërcënimi ndaj oficerit të Policisë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. 30-vjeçari ka vuajtur vetëm 4 muaj nga dënimi i marrë.Vijojnë procedurat në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

 

Artikulli paraprakREPARTI ZJARRËSIKËS ME MJET TË RI
Artikulli tjetërHASHIM THAÇI DEL TË HËNËN PARA GJYKATËS, RAMA: DIKUR U CILËSUA ‘GEORGE WASHINGTON’ I KOSOVËS!