Dy reperë italianë, tepër të ndjekur në rrjetet sociale janë arrestuar për tentativën e vrasjes së shqiptarit 20 vjeçar Aldi Shipliati, sulmues i skuadrës së futbollit të Arcentanas, shkruajnë mediat italiane. Të dielën e kaluar, 4 shkurt 2018, i riu ishte sulmuar me thikë në stacionin pas një konflikti. Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale gjëndja e tij shëndetësore është më e mirë.

Në fillim u arrestua reperi italian, Yuri Margini, 20 vjeç, me banim në Viano të Italisë, tepër i ndjekur në rrjetet sociale është arrestuar si autori i sulmit me thikë. Ndërsa dje në mbrëmje u arrestua në Genova dhe Emilio Finizio, 36 vjeç po me banim në Viano të Italisë Dy reperët kishin planifikuar të mbanin një koncert mbrëmjen e sotme në Torino.

Artikulli paraprakTIRANA “DASHURON”, AJO PUSHTOHET NGA ZEMRAT E SHËN VALENTINIT/FOTO
Artikulli tjetërZIADIN SELA KËRCËNOHET SËRISH ME VDEKJE