Punonjësit e Fushës sportive “Reshit Rusi” në qytetin e Shkodrës të cilët varen prej bashkisë së këtij qyteti prej 5 muajsh nuk po marrin pagat . Këtë gjë e ka bërë të ditur Kreu I Bashkimit të Sindikatave në Shkodër Albert Tuka duke qënë se një pjesë e këtyre punonjësve aderojnë në këtë sindikatë.

Tuka thotë se pavarësisht se ka tentuar disa herë të takojë drejtuesit e bashkisë deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete.

Në total janë 30 persona të cilët prej 5 muajsh nuk marrin pagën mujore , një pjesë e të cilëve janë anëtarë të BSPSH Shkodër, prej të cilëve 5 punonjës të fushës “Reshit Rusi” , 5 punonjës të stadiumit “ Loro Borici” dhe rreth 20 trajnerë të akademisë Vllaznia

 

 

Artikulli paraprakURA E MESIT, ATRAKSION PËR TURISTËT E HUAJ
Artikulli tjetërPASTRIMI I KANALEVE KULLUESE NË GURIN E ZI