Ndalja e reshjeve të borës ka sjellë përmirësim të situatës në veri të vendit, që ditët e fundit është përfshirë nga temperaturat e ulëta. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale të cilat monitorohen nga mjetet borëpastruese në vijimësi.

Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto teksa ka inspektuar Rrugën e Kombit,  u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, pasi përgjatë gjithë aksit vërehet prezencë akulli e ngrice, ndërkohë që borëpastrueset janë të angazhuara për të moslejuar bllokimin e qarkullimit. Edhe Drejtori i Autoritetit Rrugor të Veriut Spartak Tarka u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes, pasi ulja e temperatura ka sjell ngrica në rrugë. Ndërkohë reshjet e shiut janë shtrirë në të gjithë jugun e vendit, por nuk konstatohen probleme nga përmbytje.

Artikulli paraprakDANIMARK ZBEH “SHENGENIN” KONTROLLE NË PIKA KUFITARE
Artikulli tjetërVETËDORËZOHET NË POLICINË E TIRANËS, AUTORI I VRASJES NË DRISHT