Gjatë orëve të fundit mbi vendin tonë ka patur reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Shtabet e Emergjencave në qarqe janë në gadishmëri dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke ndjekur nga afër të gjithë situatën, ku më problematike paraqitet në qytetin e Tiranës, Lezhës, Vlorë dhe Shkodër.Për shkak të reshjeve intensive që kanë rënë gjatë natës dhe sot në mëngjes, në Qarkun e Shkodrës ka patur disa probleme në infrastrukturë. Më problematike ka qenë situata te ura Tamarrë-Koplik (në ndërtim e sipër) dhe Ura e Buklit. Të dy këto ura janë dëmtuar plotësisht. Një banesë në Vukël, Njësia Administrative Tamarrë, është përmbytur dhe familja është evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytja.Nderkohe ne rruget e Qarkut te Shkodrës janë evidentuar probleme edhe ne akset rrugore. Sipas te dhenave nga autoriteteti rrugor Shqiptar, behet me dije se probleme jane hasur ne aksin rrugor Vau Dejes – Puke, ne Qafe Qele ku ka pasur materiale ne rruge te cilat kane veshtiresuar qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu probleme ka pasur edhe ne zonen e Malesise se Madhe, ku ka pasur demtime ne murin mbajtes ne segmentin rrugor qe lidh Hanin e hotit me Tamaren, ne segmentin prane leqeve te hotit. Nga ana e shtabit te emergjencave civile ne Prefekturen e Shkodres po mbahen kontakte te vazhdueshme, me njesite administrative dhe Bashkite e Qarkut me qellim koordinimin e situates ne territorin e Qarkut Shkoder.

Artikulli paraprakRESHJET E SHIUT NË SHKODËR FRYJNË LUMIN KIR
Artikulli tjetërREFORMA NE DREJTESI, RAMA: ZGJIDHJA E MUNDSHME