Reshjet intensive të shiut kanë rikthyer përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Gjatë natës, ka pasur edhe shkarkime nga Kaskada e Drinit.

Rreth 700 hektarë tokë bujqësore në zonën e Anës së Malit, aktualisht ndodhet nën ‘pushtetin’ e ujit. Kjo ka sjelle dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës. Uji është afruar pranë banesave, ndërsa në terren kanë zbarkuar edhe punonjës të shtabit të emergjencave.Nderkohe qe situaten e ka inspektuar ne terren edhe prefekti i Qarkut te Shkodres, Paulin Radovani i cili ka qene ne argjinaturen e Darragjatit ku si pasoje e demtimit te argjinatures rrezikohen rreth 80 shtepi. Nderkohe rritja e nivelit te Bunes ka sjelle edhe bllokimin per kembesoret te rruges Obot – Rruga nacionale Shkoder Muriqan. Shtabi i Emergjencave civbile ne Prefekturen e Shkodres ben me dije se situata nuk eshte alarmante dhe po monitorohet cdo moment me drejtues te Hidrocentralit ne Vau Dejes ne menyre qe te mos kete shkarkime gjate 48 oreve te ardhshme

Artikulli paraprakAKSIONET E POLICISË SË SHKODRËS, ARRESTON 7 SHTETAS
Artikulli tjetër101 FAMILJE RREZIKOJNË PËRMBYTJEN, PREFEKTI RADOVANI THOTË SE PO MERREN MASA