Reshjet e ditëve të fundit ka rritur ndjeshëm prurjet në hidrocentralet mbi lumit Drin.

Korporata Energjetike Shqiptare bëri me dije se si pasojë e reshjeve të shiut, prurjet janë mesatarisht 1050 m3/sek në hidrocentralin e Fierzës. Sipas deklaratës, KESH po mban një regjim optimal shfrytëzimi për rezervat. “KESH po mban nën kontroll situatën aktuale hidroenergjitike dhe garanton që shkarkimet do të bëhen vetëm kur ato janë të domosdoshme, sipas parashikimeve të Rregullores së Trajtimit të Plotave dhe gjithnjë jo më shumë se prurjet natyrale në Kaskaden e Drinit, duke minimizuar kështu pasojat negative për zonat e banuara të ultësirës së nën-Shkodrës”, thuhet në deklaratë. Në komunikatë thuhet se shkarkimet nga hidrocentralet janë në përputhje me rregulloren dhe të kontrolluara, që nuk do të shkaktojnë kurrsesi përmbytje. “Përmbytjet e raportuara në media gjatë ditës së sotme për zonën e nën Shkodrës nuk kanë lidhje me shkarkimet e kontrolluara të cilat gjithnjë bëhen me synim menaxhimin e prurjeve dhe shmangien e përmbytjeve”, sqaron KESH. (tabele) Nga të dhënat e KESH, rezulton që sot: Niveli në HEC Fierzë është 293.45 m, prurjet rreth 500 m³/sek, Niveli në HEC Koman është 173.49 m, prurjet rreth 180m³/sek, Niveli në HEC V.Dejës është 74.87 m, prurjet rreth70m³/sek.

Artikulli paraprakARRESTOHET 38 VJEÇARI PËR POSEDIM TË LËNDËVE NARKOTIKE NË BANESËN E TIJ
Artikulli tjetërFONDET E ZHVILLIMIT TË RAJONEVE, REAGON SHOQATA E BASHKIVE