Këshilltarja e djathtë në Malësi të Madhe Mimoza Rexhvelaj ka denoncuar shfaqjen e dhunshme të stafit të mësuesve në shkollën e Gruemirës.

Rexhvelaj thotë se sjellje të tilla asociale dhe agresive në sy të nxënësve në këtë shkollë kanë ndodhur shumë herë por që kanë kaluar në heshtje nga institucionet përgjegjëse .

Ndaj këshilltarja bën thirrje të merren masa pasi është një fenomen i papranueshëm për një institucion arsimor ku në vend që të marrësh dije dhe edukatë duhet të shikosh shfaqje skandaloze.

Më tej Këshilltarja Rexhvelaj shpreh ankesa dhe për ngrohjen ne shkolla, process I cili nuk ka nisur akoma dhe pse po I afrohemi stinës së dimrit.

Ndër të tjera Mimosa Rexhvelaj vë në dukje dhe mungesën e banjove nëpër shumë shkolla të rrethit të Malësisë së Madhe .

Këto janë disa nga problematikat nëpër shkollat e rrethit të Malësisë së Madhe aty ku vëmendja nga institucionet përgjegjëse duhet të ishte më e madhe .

Artikulli paraprakSHIRQ, SË SHPEJTI ME RRUGË TË RE
Artikulli tjetërHISTORIA, DEBITOR NDAJ OSHEE ME FATURA TË PAGUARA