Riatdhesimi i shqiptarëve, Çako: Azili në BE i pamundur

Zëvendësministri i Brendshëm, Stefan Çipa së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, kanë qenë mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku janë riatdhesuar nga Franca, 30 shtetas shqiptar. Si zv.ministri Çipa ashtu edhe kreu i policisë janë shprehur se azili në vendet e Bashkimit Evropian është i pamundur. “Vazhdojmë në mënyrë intensive bashkëpunimin me të gjithë partnerët dhe vendet e Bashkimit Evropian, të cilat e kanë bërë të qartë se azili në vendet e BE-së është i pamundur”, është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Çako gjithashtu ka shtuar se të gjithë shtetasit shqiptar që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së janë të detyruar të kthehen në Shqipëri, duke krijuar kështu një kosto shtesë për veten e familjen e tyre, si dhe për të gjithë shqiptarët të cilët presin anëtarësimin e vendit në BE. “Policia do të vazhdojë të hetojë të gjitha agjencitë dhe grupet të cilat udhëzojnë shtetasit shqiptar për azil në BE”, tha Çako, i cili shtoi se shumë vende të unionit ofrojnë mundësi reale për punësim, por azili nuk është mënyra e duhur. Ditën e sotme numri i personave të riatdhesuar është 30 persona, ndërkohë që Çako ka bërë të ditur se ka edhe në vende të tjera shtetas shqiptar që do të riatdhesohen.

Artikulli paraprakMUNGOJNË FIRMAT, VLLAZNIA NË MERKATO
Artikulli tjetërARRESTOHET GREKU ME 97 KG KANABIS, NË AFËRSI TË KUFIRIT ME SHQIPËRINË