Arrestohet greku me 97 kg kanabis, në afërsi të kufirit me Shqipërinë

Një shtetas grek është arrestuar fare pranë kufirit me Shqipërinë, i akuzuar për transportimin e një sasie të madhe droge. 30 vjeçari u ndalua në Sajada, disa kilometra nga pika kufitare e Qafë Botës. Gjatë kontrollit, policia gjeti në mjetin e tij një sasi kanabisi me peshë 97,3 kg, të ambalazhuar në 78 paketa. U gjet gjithashtu dhe një sasi e vogël kokiane. Automjeti që ishte marrë me qera prej drejtuesit nga një firmë greke, u sekuestrua. Policia po heton nëse i arrestuari po e sillte drogën nga Shqipëria, apo e kishte marrë atë në dorëzim në brendësi pjesës greke të kufirit.

Artikulli paraprakRIATDHESIMI I SHQIPTARËVE, ÇAKO: AZILI NË BE I PAMUNDUR
Artikulli tjetërRAMA: 100 ZYRTARËT E DENONCUAR NË ADMINISTRATË PËR ABUZIME