
“Kalaja Rozafa” një prej monumenteve historike e kulturore me te rendesishme në Shkodër po i nënshtrohet një projekti për restaurimin e disa pjesëve të saj. Projekti pë rijetëzimin e këtij monumenti është përqëndruar në disa pika. Aktualisht po punohet në krijimin e një hapësire për parkingun e automjeteve dhe autobuzave, gjithashtu edhe për ngritjen e një qendre infromacioni që do të jetë në shërbim të turistëve.
Paralelisht punimet po realizohen edhe në rrugën e vjetër të Kalasë e cila pas pastrimit nga bimësia po restaurohet dhe do të kompletohet me sinjalistiken dhe barrierat mbrojtëse. Kjo rrugë e harruar shumë shpejt do të jetë në funksion duke lidhur në këtë mënyrë një gjurmë të historisë e cila ishte fshehur nga urbanizimi i zonës.
Sa i takon vizitueshmërisë kalaja Rozafa për muajin shtator është frekuentuar nga 28.731 vizitore ose 10% më shumë se një vit më pare. Kryesisht fluksi më i lartë i turistëve ne kete periudhe jane nga Europa.


