Genc Gera ka plot 44 vite që ushtron profesionin e berberit në Shkodër. Një zanat që nisi ta mësonte që pa mbushur ende 16 vjeç dhe që me kalimin e viteve u kthye në një pjesë të pandarë të jetës së tij. I kujton me emocion fillimet e para, ditën kur u ul për herë të parë për të punuar si berber dhe emocionet që shoqëruan hapat e parë në këtë profesion.

Zanati ka ndryshuar shumë ndër vite, tregon Genci teksa kujton edhe mënyrën se si kanë evoluar modelet e flokëve dhe kërkesat e klientëve ndër dekada. Pas 44 vitesh në këtë profesion, ai ka plot histori për të treguar.

Genc Gera do të dëshironte që djali i tij ta trashëgonte këtë zanat, por ai nuk e ka pasur të njëjtën dëshirë për profesionin e të atit. Në fund, për të rinjtë Genci ka edhe një këshillë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBESËLIDHJA KUALIFIKOHET NË KUPË
Artikulli tjetërRIJETËZIMI I “KALASË ROZAFA”