Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bashkë me Drejtorinë e Shëndetit Publik në Shkodër kanë mundësuar rikonstruksionin e qëndrës shëndetësore të Rragamit në njësinë administrative Gur i Zi.

Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik Shkodër bënë të ditur se kjo qëndër shëndetësore kishte të paktën që në vitin 2007 në gjendje të amortizuar. Për këtë ka nisur puna e cila konsisiton në hidroizolimin e tavanit, pjesës së dyerve dhe dritareve.

Po ashtu pritet që të realizohet furnizimi me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike pa ndërprerje. Mjekja ne ketë qendër shëndetësore vjen dy ose tre here ne jave për vizita, pasi nuk është arritur akoma te mbulohet me mjek çdo dite.

Ne raste urgjente, ndihmës mjeket njoftojnë vete urgjencën për autoambulance.Por pavarësisht punës qe u be për rregullimin ambienteve, kjo qendër akoma nuk mund te quhet e përfunduar.

Mbetet qe kjo te lidhet edhe me rrjetin e ujit te pijshëm, si dhe te normalizohet furnizimi me ilaçe duke siguruar me pare infrastrukturën për ruajtjen e tyre.

Kjo qendër shëndetësore do të mbulojë zonat Rragam dhe Sheldi, Me godinën e re do të plotësohen nevojat e kujdesit shëndetësor parësor në mënyrë që banorët të marrin këtë shërbim në zonën e tyre

 

Artikulli paraprakZJARRËFIKËSJA NGEC, E “SHPËTON” ZETORI
Artikulli tjetërPROKURORJA ROVENA GASHI DREJT SHKARKIMIT NGA VETTINGU