Reshjet e rinisura gjate se shtunes kane rikthyer serish problemet ne Qarkun e Shkodres.

Sipas te dhenave qe raportojhen nga Drejtoria e Pergjitshme e rrugeve behet me dije edhe situata ne rruget e Qarkut te Shkodres. Sipas ketij informacioni mesohet se : Në akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjne pastrimin e akseve. Edhe ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka rrezik për rënie gurësh në rrugë. Edhe ketu është në gadishmëri 1 fadrome. Në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Rreshen – Qafë Bene janë në gadishmëri 2 mjete. Në aksin Qafë Mali – Fierze janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin K.Hadroj – Qafë Bene janë në gadishmëri 2 mjete. 1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks. 2.  Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi  i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj.  Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet. 3. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka  probleme për qarkullimin. Ne gadishmeri eshte 1 mjet. 4. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për  rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.  Por ajo cfare evidentohet pervec apelit per te gjithe drejtuesit e mjeteve per te bere kujdes eshte fakti se ne të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht