Është rikthyer për të dytin vit në Shkodër edicioni I “Andrra n’Retro” teksa në sheshin para bashkisë Shkodër u ekspozuan mjete të shumta nga koleksione të ndryshme Retro nga e gjithë Shqipëria. Në një atmosferë festive, ekspozimi I këtyre mjeteve tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve të ndryshëm në Shkodër. Për drejtorin rajonal të shërbimeve të transportit në Shkodër Marjan Ndërshtiqaj, koleksioni rritet çdo vit duke sjellë risi në çdo organizim të Retro.

Ndërkohë që pronarët e këtyre makinave retro tregojnë se si I kanë blerë dhe ruajtur ato ndër vite.

Edicioni I dytë I “Andrra n’Retro” do vijojë për 2 ditë në Shkodër, ndërsa janë parashikuar aktivitete të ndryshme për ta bërë festën sa më të larmishme.

Artikulli paraprakTONIN GJURAJ REKTORI I RI I UNIVERSITETIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërVITOR MARTINI PROMOVON “ALBUMI II I FAN NOLIT”