Pas Muzeut të ri Kombëtar Marubi dhe stadiumit të rilindur me standarde europiane,

edhe teatri “Migjeni” i Shkodrës po transformohet nga një gërmadhë e rrezikshme (ku vetëm Zoti e di si nuk ka ndodhur ndonjë aksident tragjik), në një godinë të sigurtë e të restauruar tërësisht të Trashëgimisë sonë Kulturore – ka qene postimi i radhes, i kryeministrit Edi Rama, i cili gjate kesaj periudhe pushimesh, po evidenton disa prej investimeve te qeverise shqiptare. faza e parë e projektit eshte quajtur edhe faza e shpëtimit dhe eshte ndërhyre në impiantet dhe sistemet teknologjike. në impiantin elektrik, i amortizuar dhe pa asnjë projekt që nga koha e ndërtimit, në impiantin mekanik të skenës dhe në impiantin e ndërrimit të ajrit.Gjithashtu ne fazen e pare eshte nderhyre ne në sistemin e mbrojtjes nga zjarri, ku ekspertiza e kryer e gjen jashtë çdo sistemi funksional. Nderkohe ne fazen e dyte, qe aktualisht po punohet do të ndërhyhet në strukturën e mbulimit në holl, skenë dhe sallë. Elementet arkitektonikë parashikojnë ndërhyrje në çati, ku do të merren masa për vendosjen e kapriatave, binarëve, etj. Projekti parashikon ndërhyrje në katin e nëntokës në sistemin e drenazhit dhe në fasadën e të gjithë ndërtesës. projekti është hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe fondi i akorduar për fazën e parë të punimeve kap shifrën e 86 milion lekëve të reja.

Artikulli paraprakVRASJA E ELEKTRIÇISTIT, AUTORI NUK KISHTE SHLYER BORXHIN 500 MIJË LEKË
Artikulli tjetërZYRA ME NJË NDALESË, BRENDA VITIT NË 5 NJËSI TË TJERA