Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së enjtes kur një punonjës i OSHEE-së gjeti vdekjen në spital pas plagëve të marra nga goditja me thikë.Sipas policisë Zamir Velaj 44 vjeç u qëllua disa herë më thikë nga bashkëfshatari i tij Martin Zefi pasi refuzoi ti lidhte energjinë këtij të fundi I cili ishte nuk kishte paguar energjinë.

Për rreth 1 javë familja e Martin Zefit ishte pa energji elektrike. Nga burime të OSHEE-së mësohet se shkak ishte bërë mospagesa e energjisë prej saj, në një vlerë prej rreth 500 mijë lekësh. Në kushtet e errësirës dhe mospagesës së energjisë Zefi ka kërkuar lidhjen e dritave në banesën e tij, por kur mori përgjigje negative, e sulmoi për vdekje punonjësin e OSHEE-së, Zamir Velaj.Ky I fundit u trasnportua me një mjet të rastit në spitalin e Shkodrës ku gjeti vdekjen 30 minuta më vonë pas plagëve të shumta që kishte marrë.Ndërsa autori pas kryerjes së krimit tentoi që të largohet por u arrestua nga forcat e policisë rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes.Rezultoi se autori Martin Zefi ishte në gjendje të alkoolizuar.Grupi i punës I OSHEE mësohet se ishte përplasur dhe herë të tjera me familjet e kësaj zone, të cilat në pjesën më të madhe janë debitore të energjisë elektrike, në vlera të ndryshme. Prej disa vitesh ata janë ankuar se janë faturuar në shuma të mëdha nga OSHEE-ja.

Artikulli paraprakAKSIDENTET RRUGORE, POLICIA RRUGORE KONTROLLE NE TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërRILINDJA URBANE NË SHKODËR, RAMA EVIDENTON TEATRIN “MIGJENI”