Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të pajisen me kartat e identitetit.

Sipas Lleshajt, institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve ndaj edhe i mëshoi apelit të tij për aplikimin e dokumentit të identifikimit.

“Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri.”

Ndër të tjera, ministri Lleshaj shtoi se neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera.

“Lutem, verifikoni dokumentet e identitetit dhe mos harroni t’i bëni shërbimin e duhur vetes!,”- e mbyll Lleshaj.

Artikulli paraprakU SHKARKUA NGA VETTINGU,VJEN LETËRPOROSIA NGA ITALIA, ADMIR THANZA, I DËNUAR PËR VJEDHJE
Artikulli tjetërVRAU GRUAN DHE KUNATËN,KRYEBASHKIAKU:FËMIJËT ENDE NUK DINË Ç’KA NDODHUR