Ura e Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës, do t’i nënshtrohet riparimit të fugave dhe shtresës asfaltike, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve. Punimet pritet të nisin javën e ardhshme dhe të përfundojnë brenda 20 ditësh.

Puna do të realizohet kryesisht gjatë orëve të natës. Kjo u vendos sot në një takim në bashki, pas të cilit kryebashkiaku Benet Beci, drejtorja e sektorit të mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore pranë ARRSH, Ariana Hasani, drejtues të sektorit të qarkullimit rrugor në DVP Shkodër si dhe perfaqësues të firmës kontraktuese kanë inspektuar gjendjen e urës dhe diskutuan mbi mënyrën e realizimit të punimeve, me qëllim shmangien e bllokimit të qarkullimit të mjeteve veçanarisht gjatë ditës.

Pas riparimit të urës, projekti më I afërt për lehtësimin e qarkullimit në hyrjen e qytetit është zgjerimi I rrugës tek rrethrrotullimi, te Ura e Re e Bunës, një ndërhyrje kjo provizore deri në nisjen e zbatimit të projektit të madh për hyrjen e qytetit.

Artikulli paraprak7-VJEÇARJA RREZIKON TË MBYTET NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërMINISTRJA KRIFCA: JA KË MBËSHTET STRATEGJI E RE ME BANKËN BOTËRORE