Teatri “Migjeni” do të ketë disa risi këtë vit. Drejtori Arian Çuliqi bën të ditur se për herë të parë shfaqjet e teatrit të kukullave do të zhvendosen në skenën e madhe gjë e cila shihet si një sfidë. Ajo që synon teatri i Shkodrës thotë drejtori Çuliqi është që një paketë për të gjithë familjen duke përfshirë çdo grupmoshë.

Për herë të parë do të zhvillohet një festival humori mbarëkombëtar me pjesëmarrjen e të rinjve. Ky festival synon të pikasë talente të cilët do të vijojnë për të mbajtur në këmbë estradën e humorit të Shkodrës e cila është e vetmja që vijon të ekzistojë në gjithë teatrot e vendit.

Një musical do të jetë po ashtu një risi këtë vit në teatrin “Migjeni” por nuk do mungojnë dramat dhe komeditë si dhe një bashkëpunim me teatrin e Prizrenit në Kosovë.

Teatri “Migjeni” i Shkodrës deri më 25 janar pret edhe aplikimet për projektet artistike për vitin 2024. Thirrja është e vlefshme për shfaqje bashkëkohore me prioritet dramaturgjinë shqiptare apo atë botërore, si dhe për bashkëprodhime duke ftuar të gjithë regjisorët, producentët, koreografë, dramaturgë apo muzikantë që aplikimet e tyre t’i dorëzojnë pranë protokollit të bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakFASONËT: MASAT E QEVERISË TË VONUARA
Artikulli tjetërDEKRETOI LIGJIN PËR KOMISIONET PËR HETIMORE, BARDHI: TË MOS I FRYJË PËRÇARJES